×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Voton edhe kryeministri Rama: Zbrisni në fushë dhe gjuani penalltinë

    Reporteri
    25 Prill 2021 | 10:38

    Kryeministri i Shqipërisë, njëherësh kandidati i PS-së për këtë pozitë, Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama kanë votuar në qendrën e votimit në Surrel.


    Ai në një deklaratë për media tha se sot është një ditë e bukur, që qytetarët të gjuajnë penalltinë e tyre, pra votën.

    “Është një ditë shumë e bukur. një ditë fantastike, sot është dita që të mos ushqejmë asnjë ndjenjë negative ndaj askujt që me votën e vet shpreh një opinion tjetër, Sot dhe jemi një familje e madhe në një atdhe, mos të harrojnë se demokracia është sport pa spektator, sport që secili të zbresë në fushë dhe të gjuajë penalltinë e tij”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!