Tre akademikë arabë që po mbahen nga Riadi nën akuzat për terrorizëm do të dënohen me vdekje menjëherë pas përfundimit të muajit të Ramazanit.
Duke cituar dy burime qeveritare dhe një prej të afërmve të të akuzuarve, gazeta Middle East Eye shkruan se tre studiuesit arabë Shejh Salman al-Awdah, Awad al-Qarni dhe Ali al-Omari do të dënohen dhe ekzekutohen pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, transmeton Reporteri.net.
Njëri nga personat që pritet të ekzekutohet pas Ramazanit kishte zhvilluar një vizitë në Kosovë, ku ishte takuar me kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnavën.
Al-Awdah është një studiues i njohur ndërkombëtarisht islamik i përshkruar nga ekspertët e OKB-së si një “reformist”.
Ai ishte arrestuar në shtator të vitit 2017, kur autoritetet saudite arrestuan dhjetëra figura të shquara në një aksion të gjerë anti-korrupsion./Reporteri.net