Faton Brahimi po kërkohet nga Policia e Kosovës për vrasjen e djeshme të familjarit të tij Bashkim Brahimaj, gjatë ditës së djeshme në Novosellë të Pejës.
Menjëherë pas vrasjes dolën informacione se viktima dhe dorasi ishin djemë të axhës dhe se tragjedia dyshohet të ketë ndodhur për çështje pronësore.
Gjithashtu policia ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit, por i njëjti nuk është gjetur aty.
“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një mitraloz, një pistolete, paisje për pastrim te armës, 890 fishek të kalibrave të ndryshëm, dhe pesë predha po ashtu kalibra të ndryshëm”, ka njoftuar policia.
Ndërsa, një ditë pas vrasjes policia po kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e tij.
Në fotografinë më poshtë mund t’i shihni të dhënat për të.
Ndërsa, mee vendim te prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet në IML për obduksion.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.