Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka folur për vaksinat anti-Covid, veçanërisht për Qendrën e vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë që është mbyllur, pasi s’kanë mbetur më vaksina.
Haxhiu gjersa u deklarua për këtë çështje, foli për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili votoi në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë që po mbahen sot.
Ai në llogarinë e tij në Facebook tha se Kurti në vend se të merret me shpëtimin e jetëve të qytetarëve të Kosovës, ka vendosur që prioritet t’i ketë zgjedhjet në Shqipëri.
“Qeveria Kurti 2 në vend të bashkëpunimit me Shqipërinë për të siguruar vaksinat për të moshuarit dhe mesimdhënësit ka vendosur të bëjë konkurrentin politik në Shqipëri e në anën tjetër qytetarët e Kosovës nuk mund të vaksinohen nga paaftësia e qeverisjrd së tij për të siguruar vaksinat.”
“Foto e publikuar është sot në orën 9:15, te Qendra “1 Tetori” në Prishtinë, ku qytetarët kthehen mbrapsht jo vetëm për mungesë të vaksinave, por edhe të informatave për to, në kohën kur Kurti votonte në Shqipëri.
Këta jo vetëm që nuk dijn të punojnë, dhe nuk bënë asgjë për të siguruar vaksinat, por as mundësitë që ua dham nuk i shfrytëzuan”, shkroi ai.