×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia në aksion, mbyllet një lokal në Ferizaj e shqiptohen dhjetëra gjoba

    Reporteri
    25 Prill 2021 | 11:59

    Policia e Kosovës dhe inspektorët e AUV-ut, mbrëmë duke filluar nga ora 18:30 kanë realizuar kontroll në Komunën e Ferizajt dhe të Kaçanikut.


    Në kuadër të këtij aksioni, janë kontrolluar 70 lokale, ku inspektorët e AUV-ut kanë shqiptuar 33 gjoba dhe kanë mbyllur një lokal, ndërsa janë shqiptuar nga policia edhe 49 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk i kanë respektuar masat antiCovid (mos-mbajtje të maskës, mos-mbajtje të distancës dhe mosrespektim të orarit të lëvizjes.)

    Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një komunikate për media, gjersa kanë shtuar se  aksioni i përbashkët i policisë dhe inspektorëve ka vazhduar deri në ora 01:30 të datës 25.04.2021.

    “Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim dhe respektim të masave sipas vendimit të Qeverisës së Republikës së Kosovës dhe Ligjit 07/L-006 për Parandalimin dhe luftimin e Pandemisë Covid-19”, njofton Policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!