×
  • Lajme
  • Lajme

    Shumë të hospitalizuar në QKUK dhe spitalet rajonale, 36 pacientë në gjendje të rënduar shëndetësore

    Reporteri
    25 Prill 2021 | 12:05

    Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në spitalet rajonale dhe klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 713 pacientë.


    Sipas SHSKUK-së, 598 prej tyre janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, ndërsa 36 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

    563 pacientë janë me oksigjeno-terapi.

    Vetëm në klinikat COVID në QKUK janë të shtrirë sot 288 pacientë, 15 prej të cilëve në gjendje të rënduar.

    Njoftimi i plotë:

    Në klinikat Covid të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme, bazuar në raportimet e datës 25 prill 2021, janë duke u trajtuar 713 pacientë.

    598 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë

    36 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore

    563 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë

    Në QKUK janë të shtrirë 288 pacientë

    15 prej tyre në gjendje të rënduar

    226 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë

    248 me oksigjeno-terapi

    Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

    Klinika Infektive,109 pacientë

    Klinika Infektive II ( mjekësia sportive) 63 pacientë

    Klinika Infektive III ( Interno) 12 pacientë

    Klinika e Pulmologjisë, 83 pacientë

    Mjekimi Intensiv -COVID, 16 pacientë + 4 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive

    Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë

    Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente

    Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 425 pacientë

    21 prej tyre në gjendje të rënduar

    372 të konfirmuar pozitivë

    315 me oksigjeno-terapi

    Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

    Spitali i Prizrenit, 55 pacientë

    Spitali i Gjakovës, 73 pacientë

    Spitali i Pejës, 95 pacientë

    Spitali i Gjilanit, 78 pacientë

    Spitali i Ferizajt, 58 pacientë

    Spitali i Mitrovicës, 45 pacientë

    Spitali i Vushtrrisë, 21 pacientë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!