×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Incident i rëndë në Tiranë, makina futet me shpejtësi në sheshin “Skëndërbej”, neutralizohet vozitësi

    Reporteri
    25 Prill 2021 | 12:44

    Një incident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në sheshin Skënderbej ku një shofer i papërgjegjshëm ka hyrë brenda sheshit me një shpejtësi tej normave, në një zonë pedonale, duke rrezikuar jetën e qindra qytetarëve.


    Qytetarët që gjindeshin në sheshin “Skënderbej” e neutralizuan sulmuesin pas disa përpjekjeve.

    Shoferi u neutralizua dhe në këtë moment dhjetra qytetarë kanë afruar dhe e kanë goditur.

    Për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar nga ky incident në Tiranë.

    Në sheshin Skënderbej, ndodheshin edhe dhjetra fëmijë që kanë zgjedhur të kalojnë një të dielë të këndshme me prindërit e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!