×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Heroi i ditës: Qytetari ndalon vozitësin që hyri me makinë në sheshin “Skënderbe” në Tiranë

    Reporteri
    25 Prill 2021 | 13:19

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pak minuta më parë në sheshin “Skënderbe” në Tiranë.


    Një vozitës i një veture i ka thyer kordonët e sigurisë dhe futet me shpejtësi në shesh duke bërë manovra të rrezikshme.

    Janë qytetarët ata të cilët kanë vepruar në kohë, madje me intervenim të dhunshëm duke tentuar të nxjerrin shoferin nga vetura.

    Një djalë ka reaguar në mënyrë shembullore duke e goditur vozitës nëpërmjet dritares së veturës.

    E ai po konsiderohet si “heroi i ditës” pasi që intervenimi i tij ka qenë jashtë pritjeve. Ai ka kërcyer me te dy këmbët tek dritarja e shoferit, duke e neutralizuar atë ndonëse vetura ishte në lëvizje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!