×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet ndihma juaj: Nëse e shihni këtë person, lajmëroni menjëherë policinë e Kosovës

    Reporteri
    22 Maj 2019 | 12:43

    Një person nga Podujeva është raportuar i zhdukur që nga data 16 maj dhe ende nuk dihet asgjë për vendnsodhjen e tij. Policia po kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur.


    Policia ka bërë të ditur se rastin e zhdukjes së Hetem Dedaj nga Podujeva e kanë lajmëruar familjarët e tij.

    “Ju njoftojmë  se më datë 16.05.2019, në polici është raportuar për një person të zhdukur. Që nga kjo datë deri më tani, nuk ka asnjë rezultat për zbardhjen e rastit, prandaj kërkojmë edhe ndihmën e qytetarëve. Bëhet fjalë për Hetem Dedaj, i lindur në vitin 1975, banues në rrugën 19 Qershori në Podujevë”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Po ashtu bëhet e ditur se në lidhje me këtë person, kërkimet e deritanishme policore, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, andaj kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij, të informojnë policinë në linjën emergjente 192. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!