×
  • Lajme
  • Botë

    Dyshohet se infektoi 22 persona me COVID-19, arrestohet një burrë në Spanjë

    Reporteri
    25 Prill 2021 | 16:59

    Një burrë është arrestuar në Manacor, në Spanjë, pasi dyshohet se me vetëdije ka infektuar 22 persona me COVID-19.


    Kështu së paku thuhet në të dhënat e Policisë Nacionale të Spanjës.

    Sipas policisë, përkundër që ai kishte simptoma dhe kishte bërë testin PCR, ai kishte vazhduar jetën normale pa u karantinuar.

    Autoritetet thanë se 40-vjeçari kishte shkuar në punë përkundër që kishte temperaturë rreth 40 gradë. Ai gjithashtu ishte kollitur, kishte të ulur maskën duke thënë se “do t’ua japë të gjithëve koronavirusin”.

    “Përkundër që kishte simptoma dhe kishte bërë testin PCR, ai kishte vazhduar jetën e tij normal pa pritur rezultatet ose karantinuar”, ka thënë Policia të dielën.

    Ai kishte infektuar tetë njerëz direkt dhe 14 të tjerë indirekt, në vendin e tij të punës dhe në fitnes, sipas policisë.

    “Tre prej tyre kishin nga 1 vjet”, tha policia në një deklaratë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!