×
  • Lajme
  • Lajme

    Duke filluar nga sot banorët e Dardanisë për katër ditë nuk do të kenë ujë

    Reporteri
    22 Maj 2019 | 13:14

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton konsumatorët e lagjes ,,Dardania,, në Prishtinë se, duke filluar nga sot e deri të shtunën do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm çdo ditë nga ora 09.00 deri në orën 17.00 (gjithsej 4 ditë).


    “Arsyeja e ndërprerjes së sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm është ndërrimi i gypit të ujit me diametër DN= 80 mm me një gjatësi prej 130 metra në rrugën ‘Robert Dol’ në Prishtinë.

    Gypi aktual i ujësjellësit është i vjetër mbi 50 vjet dhe po zëvendësohet me gyp të ri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!