×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Incident mes Rrahman Rrajës dhe anketueses së Exit Poll në Fushë Krujë

    Reporteri
    25 Prill 2021 | 18:21

    Një incident ka ndodhur në qendrën e votimit, në fshatin Bubq, ku ish-deputeti Socialist Rrahman Rraja ka debatuar me një nga anketuesit e Ora News.


    Sipas burimeve Rraja ka larguar anketuesen e Exit Poll, nga ambienti i jashtëm i qendrës së votimit. Më pas ka qenë gazetarja e Ora News, që ka ndërhyrë, duke i thënë se anketuesja e cila është larguar me nga deputeti ka autorizim.

    Rrhman Rraja: Ku ta di unë, se ju nuk e shtypni butonin për PD-në. Ata janë studentë, po kush ma mbush mendjen mua

    Gazetarja: Ata nuk ardhur të ju mbushin mendjen juveRrhman Rraja: Më erdhën mbrapa.

    Gazetarja: Vajzën e keni larguar ju

    Rrhman Rraja: Unë i kam thënë largohu

    Gazetarja: I keni thënë vajzës mashtruese

    Rrhman Rraja: Nëse i kam thënë se je mashtruese , unë dorëzoj mandatin dhe jap dorëheqjen. Unë i thashë që të dilni nga këtu atje.

    Gazetarja: Janë të autorizuar të qëndrojnë në ambientet e votimit. Vajza nuk ka ardhur për fushatë.

    Rrhman Rraja: Ashtu tha fshatari, që ka ardhur për fushatë.

    Gazetarja: Vajza është kërcënuar, dhe ju i keni thënë se është mashtruese.

    Rrhman Rraja: Çfarë të keqe ka po të rrijë këtu dhe jo atje.

    Gazetarja: Ka autorizim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!