×
  • Lajme
  • Lajme

    Sosi dhe majonezi i helmuan 88 personat nga Drenasi, komuna mbyll lokalin

    Reporteri
    22 Maj 2019 | 13:21

    Janë marrë mostrat ushqimore nga ky lokal 88 është numri i përgjithshëm i personave të helmuar nga ushqimi para disa ditësh në një lokal të komunës së Drenasit.


    Komuna e Drenasit ka marrë masat për verifikim në terren ndaj lokalit ku janë ushqyer këta persona, me ç’rast është njoftuar Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinës dhe Stacioni Policor në Drenas për mbylljen e lokalit të dyshimtë dhe janë marrë mostrat ushqimore nga ky lokal.

    “Me pranimin e analizave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të mostrave ushqimore dhe vërtetësisë së helmimi është shkaktuar nga ushqimi, lokali është mbyllur dhe lënda është përcjellur në Gjykatën Themelore në Prishtinë dega në Drenas, ndërsa gjendja e lokalit do të përcjellët nga Inspektorati komunal i Drenasit. Gjendja e 26 pacientëve të shtruar në spital është e mirë dhe jashtë rrezikut për jetë në bazë të raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

    Numri i përgjithshëm i të prekurve me këtë infektim është 88 persona, 26 prej janë trajtuar në QKUK-Klinikën Infektive, ndërsa të tjerët janë trajtuar përmes Qendrave të Mjekësisë Familjare në Drenas.”, bëhet e ditur në njoftimin e komunës së Drenasit.

    Sipas raportit të IKSHP-së, helmimi ka ardhur nga sosi dhe majoneza e servuar ndaj klientëve të lokalit. “Komuna e Drenasit u bënë thirrje lokaleve afariste hoteliere të kenë kujdes gjatë shërbimit të ushqimit sidomos gjatë kohës se temperaturave të larta, gjithashtu edhe qytetarët të kenë kujdes në higjienën gjatë ushqimit.”, bëhet e ditur më tej në njoftim./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!