×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Me shishe me lëndë djegëse në dorë, arrestohet i riu në Fier që tentoi t’u vinte flakën kutive të votimit

    Reporteri
    25 Prill 2021 | 20:27

    Një i ri në Njësisë Administrative Libofshë është shoqëruar nga policia e Fierit pasi kërcënoi që të digjte kutitë e votimit.


    Incidenti mësohet se ka ndodhur pak momente përpara se kutitë e votimit të dilnin nga qendrat e votimit në Agim, njësinë administrative Libofshë.

    I riu ka qenë me një shishe me lëndë djegëse në dorë, dhe bëri thirrje që do t’u vinte flakën kutive të votimit. Ndërsa mbante shishen e ndezur në dorë, ai qëndronte përpara mjediseve të qendrave të votimit.

    Ai është ndaluar nga forcat e policisë që ndodheshin në qendër për mbarëvatjen e procesit dhe më pas është shoqëruar në komisariat. Pritet njoftim zyrtar nga policia e Fierit lidhur me ngjarjen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!