×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Edi Rama flet për Exit Pollet: Janë parashikime, rezultati është në kuti

    Reporteri
    25 Prill 2021 | 20:37

    Kreu i PS-së, Edi Rama, ka folur pas mbylljes së votimeve ku ka falëndeurar qytetarët për pjesëmarrje në zgjedhje.


    Ndërsa ka folur për Exit Pollet, Rama ka thënë se ato janë vetëm parashikime para zgjedhjeve, kurse rezultatin e ndeshjes e tregojnë votat që janë në kuti.

    ”Populli foli, detyra e çdo vëzhguesi e numëruesi është të veprojë për të numëruar në mënyrë korrekte votat në kuti. Hamendjet, sondazhet e exit pollet pavarësisht faktit që na japin forcë qeverisëse sërish i përkasin thjesht dhe vetëm parashikimeve para ndeshjes. Tani është rezultati i të gjitha kutive, që është rezultati i ndeshjes. Ju lutem përqendrohuni në detyrë”.

    “Nesër dielli do të rilindë përsëri, Shqipëria do të buzëqesh”, tha Rama, shkruan Reporteri.net.

    “Nuk duam thjesht rezultatin si forcë qeverisëse, por duam që ky proces të dalë e fituar Shqipëria dhe jo vetëm partia që do të qeverisë vendin”, tha Rama. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!