×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kryemadhi: Opozita e bashkuar fiton 85 deri në 90 mandate, LSI merr 28-30

    Reporteri
    25 Prill 2021 | 21:36

    Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë projeksionin e saj të fitores pak pas mbylljes së procesit të votimit.


    Ajo tha se opozita e bashkuar ka fituar 85 deri në 90 mandate. Ndërsa LSI sipas saj ka 28 deri në 30 mandate.

    Në një deklaratë për media, Kryemadhi i ka bërë thirrje të gjithë numëruesve të LSI dhe PD.

    “Të çojnë deri në fund procesin e numërimit, në mënyrë të tillë që të mos ketë asnjë cenim, qoftë edhe për një votë të vetme, sepse sot çdo votë në kutitë e votimit të 25 prillit është votë e shenjtë, është votë, e cila i ka dhënë fund njëherë e përgjithmonë tranzicionit në Shqipëri”.

    “Shumë shpejt u takuam përsëri. Tashmë që të gjitha qendrat e votimit po mbyllen përfundimisht, ka pasur një pjesëmarrje të jashtëzakonshme, mbi 1,7 milionë votues. Ajo që dua të theksoj është që asnjë ndjenjë euforie nuk duhet t’i kapi të gjithë. Komisionerët e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe të opozitës, po kështu të gjitha strukturat të bëjnë gati numëruesit, në mënyrë të tillë që procesi të shkojë deri në fund. Nuk duhet të lëshojmë asnjë milimetër, por përkundrazi ta çojmë procesin deri në fund, sepse çdo moment, çdo sekondë, është ajo që e çon Shqipërinë drejt Evropës. Numrat që janë tregojnë për një fitore të jashtëzakonshme të opozitës. Sot të paktën në projeksionet e LSI-së, opozita e bashkuar ka nga 85-90 mandate, ku forcë e parë dhe e padiskutueshme është Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim them që ka nga 28-30 mandate në kutitë e votimit, në të cilat shqiptarët kanë votuar sot”, ka thënë ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!