×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Edia Rama zgjohet shumë herët, ka një paralajmërim

    Reporteri
    26 Prill 2021 | 7:13

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas fillimit të procesit të numërimit.


    Rama ka publikuar një foto vetëm pak minuta më parë në rrjetet sociale, ku shfaqet qielli i Tiranës.

    “Çfarë agimi në Tiranë”, shkruan ai.

    Ky reagim i Ramës vjen pas rezultatit të deritanishëm, ku nga fletët e votimit të numëruara Partia Socialiste kryeson.

    KZAZ-të në të gjithë vendin kanë numëruar më shumë se 210 000 fletë votimi, nga të cilat 199296 janë të vlefshme dhe 10 546 janë shpallur të pavlefshme.

    Nga fletët e votimit të vlefshme, 100 320 janë për Partinë Socialiste; 76 313 janë për PD dhe Aleancën për Ndryshim dhe 13 5249 vota janë për LSI-në.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!