×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tom Doshi tërhiqet nga gara për deputet ndërkohë që numërimi vazhdon

    Reporteri
    26 Prill 2021 | 7:31

    Deputeti i Shkodrës Tom Doshi është tërhequr nga gara për deputetë, ndërkohë që në Shkodër vazhdon numërimi i votave. Doshi i cili është afër mandatit të tij si deputet, befas ka njoftuar dorëheqjen e tij.


    “Unë  i nënshkruari Tom Doshi me vullnetin tim të lirë dhe të plotë deklaroj se në datën 26 prill jap dorëheqjen e parevokueshme nga mandati im si deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Deklaroj se sot në datën 26 prill jap gjithashtu dorëheqjen nga mandati im si deputet i fituar pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021 dhe jap dorëheqjen nga lista shumëemërore e kandidatëve për deputet të PSD për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill. I kërkoj KQZ të bëjë zëvendësimin tim si deputet sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor. Sa më sipër është në përputhje me vullnetin tim të lirë dhe të plotë dhe nuk kam sot në datën 26 prill dhe asnjë pretendim me vendimin e KQZ sipas të cilit mandati im i kalon kandidatit tjetër sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor. Kjo dorëheqje është e parevokueshme”, shkruan Tom Doshi.

    Gjatë fushatës elektorale, ai pati përpasje me dipmatët amerikanë ën Tiranë q ëkëkronin tërheqjen e tij nga gara, por ai u mbrojt, se nuk ka shkelur ndonjë ligj. Prokuroria ende nuk ka dhënë një vendim zyrtar për të, pas kërkesës së KQZ.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!