×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zgjedhjet në Shqipëri, këto janë rezultatet e fundit në rang kombëtar

    Reporteri
    26 Prill 2021 | 11:19

    Janë publikuar të dhënat e fundit të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.


    Deri në ora 11:01, siç njofton KQZ-ja, janë numëruar 1831 kuti votimi nga 5199, që janë në total.

    Nga ky numërim deri më tani, shihet se PS-ja udhëheq bindshëm me një rezultat prej 49.47%, duke lënë PD-në që ka 38.7%.

    LSI është në vendin e tretë me vetëm 7.16% të votave.

    Kujtojmë se dje janë mbajtur zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

    Në Kuvendin e Shqipërisë zgjedhën 140 deputetë.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!