×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Basha: Humbje e thellë për PS. Mos bllokoni numërimin

    Reporteri
    26 Prill 2021 | 12:25

    Kreu demokrat Lulzim Basha është shprehur optimist për fitoren e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare. Në një deklaratë nga selia blu ai tha se deri më tani janë numëruara votat e partisë në pushtet, ndërsa theksoi se PS ka pësuar humbje në bastionet e saj.


    “Siç e dimë të gjithë qendrat e para që numërohen janë përcaktuar nga partia në pushtet dhe favorizojnë partinë në pushtet. PS ka humbur thellë në votat e numëruara në Përmet, Këlcyrë e Memaliaj. Kemi të bëjmë me humbje të thellë të PS dhe rritje të votave për PD e koalicionin për ndryshim, ky është fillimi. Pas kutive ku janë ndëshkuar, zona 10 në Tiranë ku PD ka rritje 30%, apo në Memaliaj, Këlcyrë e Përmet do të vijë dhe radha e kutive të tjera. Derisa janë ndëshkuar në bastione presim që vota të ndryshojë”.

    Basha theksoi se ata bllokuar numërimin në Kamëz, Paskuqan dhe Durrës. Sipas tij PS u ndëshkua në bastione dhe në fund të numërimit ndryshimi do të jetë i prekshëm

    “Ata që e dinë fare mirë se me projeksionet aktuale t’i lënë lojërat kanë bllokuar numërimin në Kamëz e Paskuqan po përpiqen ta bllokojnë edhe në Durrës. Vullneti i popullit është në kuti. Thirrja ime ndaj numëruesve vazhdoni punën me seriozitet. Numërimi do bëhet sipas ligjit siç janë thyer në bastione në fund të numërimit ndryshimi do të jetë i prekshëm”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!