Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është takuar sot me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Von der Leyen ka treguar se në takimin në Bruksel ndër të tjera është biseduar edhe për dialogun Kosovë-Serbi.
Vuçiq dje u takua me emisarin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçakun, ndërsa ai është duke u takuar sot edhe me komisionerin për zgjerim në BE, Oliver Varhelyi.
“Pata kënaqësinë të takohem me presidentin e Serbisë. Diskutuam për: luftën kundër COVID-19, rimëkëmbjen ekonomike, procesin e anëtarësimit ku duhet të vazhdojmë të shohim zhvillime pozitive në sundimin e ligjit, dialogun Prishtinë – Beograd dhe hekurudhën Beograd – Maqedoni e Veriut të cilët jemi të gatshëm ta mbështesim”, shkroi Von der Leyen.
Glad to meet @predsednikrs. We discussed:
• Fight against #COVID19
• Economic recovery
• Accession process where we need to continue to see positive developments in Rule of Law
• Belgrade-Pristina dialogue
• Belgrade-North Macedonia railway which we are ready to support pic.twitter.com/Hi4i6Mol9V— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) April 26, 2021