×
  • Lajme
  • Botë

    Takohen Borrell – Vuçiq, diskutojnë për dialogun Kosovë – Serbi

    Reporteri
    26 Prill 2021 | 14:37

    Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka takuar sot presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.


    “Në takim “tete a tete” me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell”, ka njoftuar Vuçiq në Instagram.

    Sipas raportimeve, besohet se temë diskutimi mes Borrell dhe Vuçiq ka qenë vazhdimi i procesit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

    Vuçiq gjithashtu është takuar me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyuen dhe Komisionarin për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

    Borrell dhe Vuçiq pritet që të dalin një konferencë të përbashkët rreth orës 15:00

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!