Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë sot gjatë seancës së Kuvendit se është në rrugë të mirë për të siguruar blerjen e vaksinave kundër COVID-19.
“Presim kontigjentin e dytë të vaksinave nga Covax, jemi në bisedime të drejtpërdrejta me të gjitha kompanitë prodhuese dhe me të gjitha nga to jemi në rrugë të mirë për të pasur marrëveshje. Por nuk mund të japim më tepër detaje për shkak të konfidencialitetit. Gjendja me pandeminë është nën kontroll dhe në tendencë përmirësimi”, tha ai.
“Masat do të jenë të tilla edhe përkundër që kemi lajme të mira por jo të dëshirueshme. Raportimet zyrtare për ditët e fundit flasin se kemi ulje të rasteve të reja me covid, hospitalizimeve dhe ulje të vdekjeve”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.