×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Vitia: Dorëhiqem nëse del ndonjë dokument se kam dëmtuar procesin e vaksinave

    Reporteri
    26 Prill 2021 | 17:00

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka folur pas akuzave nga opozita se ka refuzuar të nënshkruajë dokumentin që do të siguronte ardhjen e vaksinave anti-COVID.


    Vitia e ka mohuar në mënyrë kategorike këtë duke thënë se nëse del ndonjë dokument që ka refuzuar të nënshkruajë që do të siguronte ardhjen e vaksinave, atëherë ka premtuar që do të jap dorëheqje.

    “Nuk kam refuzuar asnjë nënshkrim. Nëse ka ndodh një gjë e tillë që kam refuzuar të nënshkruaj një proces të tillë, japë dorëheqje nga pozita e ministrit. Në momentin që del që nuk kam nënshkruar diçka që rrezikon këtë proces, mbaj përgjegjësi morale dhe ligjore e penale”, tha Vitia shkruan Reporteri.net.

    Ai ka kërkuar durim, siç ka thënë derisa të përfundojnë disa procese.

    “Para qytetarëve po e jap një premtim të tillë, pritni edhe pak derisa të mbarojnë disa procese”, tha Vitia. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!