Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi i tha ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë se nuk po sqaron asgjë lidhur me situatën pandemike.
“Nuk du me ba politike për pandeminë, sa herë që dul ministri tha lejmoni të sqaroj e nuk sqaroj kurgja”.
Tutje Gashi kërkoi nga Vitia që të sqarojë punën me Insajderin lidhur me publikimet që nuk ka nënshkruar kontratë për blerjen e vaksinave.
“E kemi këtë ministër që mbajti konferencë në orët e vona të natës që një portal po shpif, dhe po ashtu thotë që po nxjerr dokumente konfidenciale. A ka qenë aj material i vërtetë apo jo.
Ju po thoni që ne po vazhdojmë bisedat ndërkohë që ajo po kuptohet, pritni me ardh pjesa tjetër e vaksinave covax falë, e po ashtu pfizer me ardh prej BE. A po pritni me nënshkru kontratë, a ka buxhet a ska, e jo fjalë tjera faleminderit çfaleminderit. Nëse emailat janë të rremë, duhet me paditë gazetën online për shpifje. A keni plan me nënshkru kontratën, a keni ndonjë plan, çdo ditë e humbur është një jetë e humbur. Pse nuk është nënshkru, a është çmimi i lartë a çka”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.