×
  • Lajme
  • Lajme

    Së shpejti pritet njohja e patentë-shoferëve të Kosovës nga Gjermania

    Reporteri
    26 Prill 2021 | 19:12

    Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, e ka takuar sot drejtorin për Rrugë Federale dhe Marrëveshje Ndërkombëtare nga Ministria Federale e Transportit dhe Dixhitalizimit, Guido Zielke.


    Zielke e informoi Cufajn për fillimin e negociatave për njohjen reciproke të Patent shoferëve mes Kosovës dhe Gjermanisë.

    “Ambasadori Cufaj falenderoi me këtë rast zyrtarin e lartë gjerman dhe e informoi me vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës me përbërjen e Grupit Punues në Prishtinë. Rrethanat pandemike kanë vonuar marrëveshjen por më e rëndësishmja është që dy Qeveritë po punojnë me intensitet të lartë që e njejta të përmbyllet sa më parë. ????”, ka shkruar Ambasada e Kosovës në Gjermani në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!