×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhafer Tahiri i LDK-së shkon në Presidencë për ta uruar Vjosa Osmanin

    Reporteri
    26 Prill 2021 | 19:54

    Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Xhafer Tahirin, zyrtar i LDK’së. Ky i fundit që mban pozitën e kryetarit të Vushtrrisë thotë se i shkoi në vizitë Osmanit për ta uruar për pozitën e re.


    “Pata knaqësinë ti uroj Presidentes së Republikës, Dr. Vjosa Osmani, detyrën më të rëndësishme në krye të institucioneve të Kosovës!”, shkroi Tahiri në Facebook.

    Ish-kandidatja e LDK’së për kryeministre u zgjodh presidente e Kosovës më fillim të këtij muaji.

    Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e 14 shkurtit garoi për deputete me listën Vetëvendosja, për zgjedhjen e saj Presidente në kuvendin e Kosovës mori 71 vota, nga 82 deputetë sa morën pjesë në votim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!