×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Përmbyset rezultati, PS humb një mandat, PD merr Dibrën

    Reporteri
    26 Prill 2021 | 20:03

    Në Dibër është përmbysur rezultati. Pas një kryesimi prej disa orësh nga Partia Socialiste, PD rezulton të jetë në avantazh.


    Sipas të dhënave të fundit, të përditësuara nga KQZ në orën 19:41, PD rezulton të kryesojë me 17 vota.

    Rezultati:

    PD – 24877, 44.98 %

    PS – 24860, 44.95 %

    LSI – 3692, 6.68 %

    Nëse PD do të mbajë kryesimin, ajo do të marrë tre mandate, ndërsa PS dy mandate. Në rang kombëtar, tashmë PS kryeson me 73 mandate.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!