Uk Lushi, ish-ushtar i Batalionit të Atlantikut, i ka kërkuar Andy Slavitt, ushtruesit të detyrës së administratorit të Qendrës së Shërbimeve “Medicare dhe Medicaid”, 500 mijë vaksina AstraZeneca. Kërkesa e shqiptaro amerikanit erdhi pas paralajmërimit se ShBA do të shpërndaj 60 milionë doza të vaksinës AstraZeneca për vendet e tjera.
Lushi në Tëitter i ka kërkuar Slavvit, që është përfaqësues i presidentit Biden për vaksina që t’i dërgojnë Kosovës vaksina pasiqë kjo e fundit është aleat i ShBA-së, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.
“Kosova, një nga vendet më pro-amerikane në botë dhe një aleat i vendosur amerikan, për shkak të arsyeve gjeopolitike refuzoi vaksinat ruse dhe kineze përkundër pandemisë së tmerrshme. A mundet Presidenti Biden dhe ShBA të lëshoj 500 mijë vaksina për Kosovën dhe të shpëtoj jetë? Faleminderit!”, shkroi Lushi në Tëitter, përcjellë Reporteri.net.
Në Facebook, Lushi i ka bërë kërkesë shqiptarëve që t’i shkruajnë në Tëiter Slavittit, pasiqë ky i fundit është përfaqësues i Presidentit Biden për çështjen e vaksinave.