Ministria e Arsimit ka marrë vendim për fillimin e mësimit alternative të përshpejtuar për disa fshatra të Kamenicës në të cilat nxënësit nuk kanë shkuar në shkollë duke kundërshtuar reformat arsimore. Busavata, Shipashinca e Poshtme, Kopernica, Karaceva e Poshtme e Petroca nga e hëna do t’i kenë në funksion shkollat e tyre.
Vendimin e priten fort mirë në këto fshatra, sidomos prindërit që edhe kishin protestuar disa herë, e të cilët i thanë Klanit se në këtë vit shkollor, fëmijët e tyre nuk kanë ndjekur asnjë orë mësimi.
Ndërkaq personelët e shkollave thonë se kanë nevojë për informata shtesë për mënyrën se si do të funksionoj ky organizim, meqenëse mësimdhënësit janë sistemuar në tjera shkolla.
Nxënësit thonë të jenë gëzuar shumë për kthimin në klasa, dhe se gjatë kësaj periudhe janë munduar të mësojnë online.
Në komunën e Kamenicës, nuk deshën të deklarohen, por thanë se me një qëndrim do të dalin së shpejti, përcjellë Klan Kosova.