×
  • Lajme
  • Lajme

    35 ditë në pushtet, Qeveria Kurti 2 ende pa planprogram

    Reporteri
    26 Prill 2021 | 22:07

    Kanë kaluar 35 ditë prej kur Kurti ka marrë qeverinë ende se ka përpiluar programin qeverisës. Shefi i qeverisë të dielën ishte në Shqipëri.


    E të martën kryeministri do të udhëtojë për në Bruksel për një vizitë zyrtare dy ditore atje.

    Ndërsa pas kthimit Kurti planifikon ta dërgojë planprogramin për miratim në qeveri e votim në Kuvend.

    Por në Zyrën e tij nuk kanë treguar se a do të ndodhë kjo ditën e enjte, kur Kurti do kthehet në Prishtinë.

    Të hënë i pari i ekzekutivit i kërkoi ministrave që deri kah mesi i javës të përfundojnë punët në planin e punës.

    Qeveria Kurti fiks që 35 ditë ka vepruar pa një plan qeverisës, e ky fakt po kritikohet nga shoqëria civile.

    Sipas Lëvizjes “FOL”, kjo vonesë është e panevojshme dhe shfaq një mungesë të profesionalizmit nga ana e qeverisë.

    Tutje Hoxha nuk e përjashton mundësinë që Kurti e ka lënë qëllimshëm votimin në qeveri të planit të punës pas vizitës në Bruksel.

    Me 12 prill Kurti ka mbajtur një punëtori për hartimin e programit qeverisës dhe planin e veprimit.

    Për vonesën në përpilimin e programit qeverisës Qeveria “Kurti” ka marrë kritika edhe nga radhët e opozitës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!