Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar sot se Qeveria e Kosovës, ka marrë vendim për të themeluar Komitetin Ndërministror për përzgjedhjen e projektit dhe monitorimin e procesit të zbatimit të projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Por në njoftimin e bërë në Facebook dhe të shoqëruar me fotografi, Kurti ka bërë një ngatërrim.
Ai ka vendosur fotografi kur kabineti qeveritar ishte në kompleksin memorial në Gllogjan, ndërkohë që fjalën e kishte për Kompleksin Memorial në Prekaz.
Pas një kohe, duket se ata që e mirëmbajnë faqen e Kurtit e kanë kuptuar gabimin dhe e kanë përmirësuar, por Magazina.al e ka ruajtur versionin e parë të postimit të kryeministrit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.