Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shefqet Kabashi ishte cilësuar si dëshmitari kryesor në procesin që u zhvillua kundër Haradinajt në Hagë por që ka refuzuar të jap ndonjë informacion mbi akuzat që e rëndonin kryeministrin e tanishëm të vendit, Ramush Haradinaj, Idriz Balajn e Lahi Brahimajn.
Kabashi në Hagë kishte mohuar ekzistencën e një burgu në Jabllanicë. Ai vazhdimisht i ishte drejtuar panelit të gjykatësve duke thënë “ Unë nuk e kuptoj përse më keni arrestuar dhe përse jam këtu”, shkruan Reporteri.net.
Ai madje ishte arrestuar në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar, të lëshuar nga Tribunali i Hagës. Shefqet Kabashi, i cili kishte refuzuar të dëshmonte në procesin e parë gjyqësor, u akuzua për shpërfillje të Tribunalit të Hagës.
Gjatë ditës së sotme ai u bë sërish protagonist në një ngjarje lidhur me luftën në Kosovë, por kësaj radhe tubimin përkujtimor që u mbajt për 20 vjetorin e masakrës së Dubravës.
Kabash ish-i mbijetuari i kësaj masakre, doli para të pranishmëve dhe iu drejtua krerëve të institucioneve se ata nuk meritojnë të jenë prezent në këtë manifestim. /Reporteri.net