Minuta më parë, një veturë është vetëaksidentuar në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër qytetit të Suharekës.
Lajmin për Gazetën Online “Repoterti.net” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha, i cili tha se sipas informacioneve fillestare, vozitësi gjatë qarkullimit e ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është rrokullisur.
“Janë informuar ekipet relevante, drejtuesi si pasoje e lendimeve te marra eshte derguar per trajtim mjeksor, perderisa njesitet kompetente policore kane kryer procedurat e vendshiqimit per te hetuar shkaktaret e mundshem të aksidentit”, tha Hoxha për Reporterin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.