Një aksident komunikacioni ka ndodhur rreth orës 16:25 në Rakovinë të komunës së Gjakovës.
Në aksident janë lënduar shtatë persona, ndërsa në të janë përfshirë një autobus dhe një kamion. Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net Policia rajonale e Gjakovës.
“Po ka ndodhur një aksident komunikacioni në fshatin Rakovinë ku janë përplasur një kamion dhe autobus. Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar dhjetë persona, por fatmirësisht gjendja e tyre është jashtërrezikut për jetë. Deri te aksidenti ka ardhur kur autobusi ka tejkaluar kamionin”, ka deklaruar Albin Sahatqija për Reporteri.net.
Ai shton se ekipet policore me të marrë informatën kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Kujtojmë se dje kanë ndodhur dy aksidente të rënda trafiku, njëri në magjistralen “Arbën Xhaferi”, dhe një tjetër në Gllarevë të Klinës. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.