×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Krijimi i një mekanizmi të jashtëm për vettingun nënkupton ndryshime kushtetuese

    Reporteri
    27 Prill 2021 | 20:51

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se çfarëdo mekanizmi i jashtëm për vettingun, nënkupton edhe ndryshime kushtetuese.


    Në Deskun e KTV-së Haxhiu ka thënë se për Qeverinë kjo do të ishte më e lehtë, porse partitë e tjera politike mund ta kundërshtojnë.

    “Nëse duam ta parashohim një mekanizëm të jashtëm të verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, kjo sipas juristëve brenda MD-së implikon ndryshime kushtetuese sepse aktualisht janë përgjegjësitë e qarta në Kushtetutë se kush e bën rekrutimin e gjyqtarëve, prokurorëve, kush mund të vendosë për largimin e tyre. Në këtë drejtim, çfarëdo krijimi i mekanizmi të jashtëm, mekanizëm me ekspertë të cilët do ta bëjnë vettingun në të ardhmen, do të nënkuptonte edhe ndryshime kushtetuese.”

    “Për MD dhe Qeverinë është shumë më e lehtë të shkojmë me ndryshime kushtetuese, në kuptim të jetësimit të vettingut në sistemin e drejtësisë. Rreziku këtu është te mospërkrahja që mund të ndodhë nga subjektet e tjera politike, sepse duhen 2/3 e votave. Besoj se në fund është në kompetencë të grupit punues, por duhet të shkojmë ndoshta me dy alternativa”, ka thënë ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!