Ministria e Shëndetësisë ka pranuar sot 15 mijë teste rapide për Covid-19. Një gjë e tillë është bërë e ditur në një njoftim për media.
“Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është takuar sot me me Ambasadoren e Francës, Marie-Christine Butel dhe udhëheqësin e BE-së në Kosovë, Riccardo Serri për ta pranuar donacionin e 15 mijë rapid testeve.
Në këtë takim, ministri Vitia u shpreh falënderues për ndihmën e vazhdueshme nga shtetet e BE-së, dhe potencoi rëndësinë e përshpejtimit të sigurimit të vaksinave”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga koronavirusi kanë humbur jetën pesë persona ndërsa janë konfirmuar 327 raste të reja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.