Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja ka thënë se po qarkullon një lajm i pavërtetë se kinse me propozim të tij dhe Mimoza Kusari-Lila, Qeveria Kurti do të paguajë faturat e energjisë elektrike në veri.
Muja reagoi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, gjersa ka shtuar se në fakt kjo është e kundërta.
Sipas tij, ishte opozita ajo që kërkonte që Qeveria të paguaj.
Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
Demant: portalet pro-establishment po qarkullojnë një lajm të pavertetë se kinse me propozim të Armend Muja dhe Mimoza Kusari Qeveria do të paguaj faturat e rrymës në veri. Ne fakt është e kunderta – ishte opozita që kerkonte që Qeveria të paguaj. Në Kuvend ka kaluar propozimi që 1) shpenzimet për devijim të energjisë paguhen nga mjetet vetanake të Kostt dhe (2) Qeveria del me plan veprimi për inkasim të faturave në afat prej 6 muaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.