Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, u dërgoi një letër misioneve ndërkombëtare në Kosovë, duke u bërë thirrje atyre “t’i kushtojnë vëmendje të veçantë sigurisë në komunitetet serbe gjatë ditëve kur besimtarët ortodoksë festojnë festën e Pashkëve”, transmeton Reporteri.net.
Në letër Petkoviq ka se theksuar se pret që ata “të veprojnë në mënyrë parandaluese dhe të marrin masa adekuate brenda kompetencës së tyre për të mbrojtur objektet e Kishës Ortodokse Serbe dhe besimtarëve gjatë Pashkëve”.
“Gjatë festës së ardhshme, të Enjten e Madhe, të Premten e Madhe, të Shtunën e Madhe, si dhe të Dielën e Pashkëve vetë, besimtarët ortodoksë tradicionalisht shkojnë në objektet fetare në komunitetet e tyre. Ne e konsiderojmë të domosdoshme që gjatë kësaj feste të rrisni vëmendjen e sigurisë në një nivel më të lartë dhe merrni masa adekuate për të mbrojtur popullatën serbe dhe objektet e Kishës Ortodokse Serbe”, thuhet në letrën e dërguar nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbinë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.