Një person është arrestuar të mërkurën pas orë 22:30, pasi që ka sulmuar fizikisht dy policë të cilët ishin duke kryer detyrën e tyre zyrtare.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan Reporteri.net.
Në njoftim bëhet e ditur se i dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit kur sulmoi zyrtarët policorë.
“Dy viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar për 6 orë.”, thuhet në raport.
Rasti vazhdon të hetohet. /Reporteri.net