Muaji maj për punëtorët e institucioneve të shtetit po del të jetë muaj i “sefasë”.
Kjo për shkak që gjatë këtij muaji këta punëtorë do të pushojnë katër ditë, për shkak të festave zyrtare, ani pse disa prej tyre kanë rënë në ditë vikendi.
Sipas kalendarit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës për vitin 2021, me datë 1 maj e shtunë është Dita Ndërkombëtare e Punës, por që festohet ditën e hënë me 3 maj dhe me datë 2 maj janë Pashkët Ortodokse, por që festohen me 4 maj.
Po, ashtu ditë pushimi do të jetë edhe më 10 maj, për shkak të Ditës së Evropës dhe më 13 maj Dita e Bajramit të Madh.
Këto festa zyrtare janë në pajtim me nenin 2 të Ligjit nr. 03/L-064, për festat zyrtare në Republikën e Kosovës./FrontOnline
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.