Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rikonfirmuar mbështetjen për Kosovën dhe rrugën e saj drejt integrimit euro-atlantik.
Një gjë e tillë është bërë e ditur në një deklaratë që kanë lëshuar misioni amerikan në NATO, të cilët kanë rishpërndarë njoftimin nga takimi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Sekretari Jens Stoltenberg mirëpriti sot në mëngjes kryeministrin e Republikës së Kosovë, Albin Kurti, në selinë qendrore të NATO-s. SHBA-të do të qëndrojnë përkrahë Kosovës për të vazhduar rrugën e saj drejt integrimit Euro-atlantik”, thuhet në njoftim.
Për dallim nga njoftimi zyrtar i NATO-s, ku Kurti dhe ish-kryeministrat e tjerë të Kosovës, nuk iu shkruan pozita shtetërore që ata kanë, SHBA-të e kanë bërë të kundërtën duke potencuar pozitën që ka Kurti dhe shtetin të cilin ai përfaqëson.
SecGen @jensstoltenberg welcomed Prime Minister of the Republic of Kosovo @albinkurti to @NATO HQ earlier today. The 🇺🇸 United States will stand by 🇽🇰 #Kosovo as it continues to move forward on its Euro-Atlantic path. https://t.co/Ehh4JRurLB
— U.S. Mission to NATO (@USNATO) April 29, 2021
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.