Ka më shumë se një vit që Kosova nuk ka marrë asnjë njohje të re.
Që prej njohjes së shtetit të Barbadosit, në shkurt të vitit të kaluar, nga Ministria e Punëve të Jashtme janë premtuar disa herë njohje të reja të cilat shumë herë janë demantuar, madje disa herë është raportuar edhe për çnjohje të pavarësisë së Kosovës.
Së fundmi ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se pritet që shteti i Kongos ta njohë pavarësinë e Kosovës, gjë e cila u kundërshtua.
Nëpërmjet një letre për Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, Republika Demokratike e Kongos pati theksuar se nuk e njeh Kosovën si shtet, shkruan gazeta “Zëri”.
Ndonëse diplomacia e egër e Serbisë konsiderohet të jetë një ndër shkaqet e mungesës së njohjeve, deputetë dhe njohës të çështjeve ndërkombëtare vlerësojnë se shkaku kryesor qëndron te mospuna e diplomacisë kosovare. Por ndryshe nga ta në Ministrinë e Punëve të Jashtme thonë se kanë punuar intensivisht për ta rritur numrin e njohjeve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.