Mediet greke kanë raportuar ditën e sotme se një alarm për bombë mbi hapësirën ajrore greke ka krijuar panik tek pasagjerët e një avioni. Gazeta greke “Protothema” raporton se një aeroplan pasagjerësh, që po udhëtonte drejt Izraelit, ka dhënë alarmin, kur ndodhej mbi qytetin grek të Heraklio, pasi dyshohej që në bord të kishte bombë.
Bëhet me dije se menjëherë është aktivizuar mekanizmi i alarmit dhe avionë luftarakë grekë janë ngritur në fluturim. Aeroplani me pasagjerë ka hyrë në hapësirën ajrore të Greqisë rreth orës 09:00, sipas orës lokale.
Për t’i ardhur në ndihmë avionit i cili kishte dhënë alarmin janë ngritur në ajër katër avionët luftarakë grekë F-16, të cilët e kanë shoqëruar aeroplanin e nisur nga Shtetet e Bashkuara. Për fat të mirë, nuk ka ndodhur asnjë incident dhe sipas informacioneve të fundit, aeroplani është ulur në mënyrë të sigurt në Izrael.
Teksa paniku ka kaluar, policia ka nisur hetimet për të verifikuar informacionet që flisnin për dyshimet për bombë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.