Autoritetet financiare të Rusisë janë urdhëruar të survejojnë aktivitetin ekonomik të lëvizjes politike të drejtuar nga Alexei Navalny si dhe transaksionet e mbështetësve të tij me profil të lartë. Ky udhëzim është justifikuar në kuadër të një investigimi përkundrejt një organizate kriminale.
Këto të dhëna së bashku me aktivitetin e individëve privatë pranë Navalny-t do të jenë të aksesueshme nga Interneti, në një përpjekje për të deklamuar lëvizjen opozitare e cila akuzohet nga Kremlini se financohet nga perëndimi dhe forca që duan të destabilizojnë Rusinë.
Në përgjigje të këtij agresioni të radhës të Kremlini, Shefi i Stafit të Navalny-t, Leonid Volkov ka lajmëruar se do të fillojë procesin e shkrirjes së njësive rajonale të lëvizjes politike për të shpëtuar aktivistët nga përndjekja dhe survejimi shtetëror.
Kujtojmë se dënimi i Navalny-t me dy vite burg pasi u helmua me elementë kimikë është cilësuar një akt i jashtligjshëm nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar dhe ka shtuar presionin përkundrejt Moskës e cila sapo ka votuar një ligj që i jep mundësinë Putin që qëndrojë në krye të shtetit deri në vitin 2030.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.