Rritja e pagesës për ndërrimin e natës, pagesën gjatë vikendeve, orëve shtesë si dhe të rrezikshmërisë në punë, janë disa nga kërkesat e kamotshme të infermierëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Bislim Berisha është një nga infermierët i cili për shkak të mungesës së këtyre kushteve ka vendosur që ta lë Kosovën për të punuar në Gjermani, shkruan Reporteri.net.
Ai thotë se paga bazë në është e mjaftueshme për të dhe se drejt Gjermanisë po niset për një jetë më të mirë.
“E kom nënshkru një kontaratë me një agjencion me punu në Gjermani. Unë kam prind, fdamiljen, mërzitna normal, por shkaku i kushteve kam vendos me shku me punu në Gjermani. Jemi vetëm me një pagë bazë duke punuar”, thotë ndër të tjera ai për ATV. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.