Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë aprovimin për përdorimin emergjent të vaksinës Moderna kundër COVID-19.
Vaksina Moderna nga prodhuesi amerikan bashkohet me vaksinat nga AstraZeneca, Pfizer-BioNTech dhe Johnson&Johnson në marrjen e listës së përdorimit emergjent të OBSH-së.
Miratime të ngjashme për vaksinat Sinopharm dhe Sinovac të Kinës priten në ditët dhe javët e ardhshme, ka thënë OBSH.
Drita jeshile për vaksinën Moderna që u dha mbrëmë vonë – zgjati shumë muaj për shkak të vonesave me të cilat OBSH u përball me marrjen e të dhënave nga prodhuesi.
Shumë vende pa zyrat e tyre të avancuara rregullatore dhe vlerësuese mjekësore mbështeten në listën e OBSH-së për të vendosur nëse do të përdorin vaksinat.
Njoftimi, megjithatë, nuk kishte të ngjarë të kishte një ndikim të menjëhershëm në furnizimet e vaksinës Moderna nëpër botë. Kompania arriti marrëveshje furnizimi me shumë vende të pasura, të cilat do të kenë marrë tashmë miliona doza.
Drejtori i Modrena-s, Stephane Bancel, tha se po merrte pjesë aktive në diskutime me organizata shumëpalëshe, të tilla si COVAX, për të ndihmuar në mbrojtjen e popullatës në të gjithë botën.
Ai poashtu referohej një programi të mbështetur nga OKB për të transportuar vaksinat COVID-19 në shumë vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme, bazuar në nevojë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.