Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj ka kujtuar doktorin i cili ndërroi jetë sot, Rifat Lila.
Lekaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se ai ishte gjithmonë i buzëqeshur, bamirës, i dashur me të gjithë, puntor i madh, shkrimtar, atdhedashës dhe mik i mirë.
“I shpreh ngushëllime bashkëshortes Silvanës, familjarëve, nipave, mbesave, familjes Lila, kolegëve, qytetarëve të Gjakovës dhe të gjithë atyre që e njohën”, shkroi Lekaj.
Postimi i tij i plotë
Lamtumirë miku im i çmuar Dr. Rifat Lila.
Sot, Gjakova ka humbur Qytetarin e Nderit Dr. Rifat Lila. Ai ishte gjithmonë i buzëqeshur, bamirës, i dashur me të gjithë, puntor i madh, shkrimtar, atdhedashës dhe mik i mirë.
Bashkëpunimi me Doktorin ishte i lodhshëm për nga puna por i mrekullueshëm për nga motivi. Sot Gjakova falë bashkëpunimit që kemi pasur ka një nga qendrat mjeksore më të mirat në rajon.
Ashtu si ishe bashkëpuntor si koleg e si qytetar i këtij vendi të jam falenderues gjithë jetën.
Doktor ishe gjithmonë afër familjes time dhe çdo familje në Gjakovë je shembulli dhe udhërrefyesi më i mirë që duhet ndjekur.
Faleminderit për gjithqka që ke bërë për ne.
I shpreh ngushëllime bashkëshortes Silvanës, familjarëve, nipave, mbesave, familjes Lila, kolegëve, qytetarëve të Gjakovës dhe të gjithë atyre që e njohën.
Doktor, veprat e tua nuk do vdesin asnjëherë.
Lamtumirë miku im!