Presidenti serb, Aleksnadar Vuçiq deklaroi se e di se kush qëndron pas përgjimeve ku ai bën pjesë, gjersa shtoi se kjo është çështje e institucioneve.
Ai tha se nuk ka frikë nëse bisedat mes tij dhe të tjerëve do të publikoheshin, transmeton Gazeta Online “Reporteri.net”.
“Po, unë e di, dhe u takon autoriteteve kompetente ta përcaktojnë. Është çështje institucionesh, ka gjëra më të vështira, besoni apo jo, sesa përgjimi i kokës së shtetit”, tha Vuçiq.
Ai tha se ka marrë informacion nga përgjimi i policisë dhe se ata i sollën biseda.
Vuçiq tutje deklaroi se bëhej fjalë për marrëdhëniet e tyre të ndërsjella dhe se ai nuk është i shqetësuar për atë konflikt, sepse tha se “tani gjithçka është e pastër”.