×
  • Lajme
  • Lajme

    Haga e konfirmon qëndrimin në Kosovë të Veselit, tregojnë nëse do të kthehet në paraburgim

    Reporteri
    02 Maj 2021 | 17:59

    Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është liruar për vizitë nga Haga ku po mbahej në paraburgim si i dyshuar për krime lufte.


    Angela Griep, zëdhënëse e Dhomave të Specializuara ka konfirmuar për Reporterin se Veseli është liruar për arsye familjare, por ka thënë se ai mbetet në paraburgim.

    “Për arsye personale Gjyqtari i Procedurës Paraprake ka udhëzuar zyrën e regjistrimit të menaxhojë një vizitë kujdestare për [Kadri Veselin] në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuar në këtë vizitë”, ka deklaruar Griep për Reporteri.net.

    Veseli sipas mediave lokale në Mitrovicë e ka babanë e tij në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ndodhet i shtrirë në spital.

    Veseli po ruhet nga forcat e shumta policore vendore dhe ato të EULEX-it.

    Gazeta Online “Reporteri.net” ka tentuar ta marrë një përgjigje nga deputeti i PDK-së në Mitrovicë, Bedri Hamza, por ai nuk i është përgjigjur thirrjeve telefonike. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!